Sonte në mesnatë përfundon afati për kontrollimin publik në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale 2017, të caktuara më 15 tetor.

Kontrollimi bëhet në zyrat rajonale dhe zyrat e KSHZ-së, si dhe në mënyrë elektronike në uebfaqen e Komisionit www.sec.mk.

Sipas të dhënave, kontroll deri më 6 shtator kanë bërë 20.081 qytetarë.

Deri në këtë datë shtatë qytetarë kanë kërkuar fshirjen e të dhënave nga lista zgjedhore, 14 kanë kërkuar të regjistrohen, ndërsa 19 persona ndryshim të të dhënave./Zhurnal