Për sot janë paralajmëruar protesta kundër vendimit të Gjykatës Themelore të Kumanovës, e cila ka urdhëruar që babai i Almir Aliut, 4-vjeçarit që u shkel për vd ekje me makinë nga Boban Iliqi në korrik të vitit 2016 të paraqitet në bu rg më 1 mars.

Sipas vendimit të gjykatës, babai i Almirit, Sedat Aliu dhe dy familjarët e tij, Avdulla Aliu dhe Sami Demiri janë dënuar me 6 dhe 9 muaj bu rg.

Protesta do të mbahen në Kumanovë para Gjykatës Themelore.
Fillimisht, Iliq u dënua me 6 vjet bu rgim, ndërsa tani Gjykata Themelore në Kumanovë vendosi që ta rikualifikojë lëndën e Almir Aliut.

Pas këtij vendimi ndaj të akuzuarit Boban Iliq rëndon ak uza “vepër e rëndë që rrezikon sigurinë e qytetarëve në trafik”, duke anuluar ak uzën e mëparshme për “vrasje”