Në rrjetin social “Facebook” për sot në orën 19:00 është paralajmëruar protestë para Gjykatës Penale me moton “Drejtësi për Nikolla Gruevskin”.

Përndryshe, poashtu sot do të dihet nëse Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do t’ia marrë mandatin ish-kryeministrit të Maqedonisë, ndërsa tani deputetit Nikolla Gruevski, i cili është dënuar me dy vite burg për Mercedesin luksoz prej 600 mijë eurosh, gjegjësisht në lëndën ‘Tank’.