ë mërkurën (sot) në orën 12:00, në Lozanë të Zvicrës do të hidhet shorti i Ligës së Kombeve (Nations League), turneut më të ri të UEFA-s.

Që moti janë caktuar Ligat që janë ndarë në katër, ndërsa tashmë dihen edhe vazot.

Kosova bën pjesën në ligën më të ulëtë D dhe në vazon e fundit me kombëtare si Andorra, San Marino dhe Gjibraltari.

Katër kombëtaret më të forta në Ligën D janë Azerbajxhani, Maqedonia, Bjellorusia dhe Gjeorgjia.

Kosova do të mund të luajë me secilën nga to dhe pritet shorti se kë do ta vë përballë kujt.

Në vazon e dytë është Armenia, Latvia, Ishujt Faroe dhe Luksemburgu. Edhe nga kjo vazo do të vije një kundërshtarë i Kosovës.

Në vazon e tretë janë Kazakistani, Moldavia. Liehtenshtajni dhe Malta.

Në anën tjetër sa i përket Shqipërisë, ajo gjendet një rang më lartë dhe është në vazo me Serbinë, Greqinë dhe Norvegjinë, që i bie përjashtohen takimet me këto tri kombëtare.

Shqipëria mund të ketë kundërshtarë si Hugaria, Rumania, Sllovenia, Izraeli, Bullgaria e Skocia.