Duke pasur parasysh faktin se ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës u shtyn për një ditë për shkak të tragjedisë që ndodhi në Shqipëri, të gjitha do të zhvillohen të enjten (duke përfshirë edhe ndeshjen Arbëria – Onix, e cila do të luhet në stadiumin e Ramiz Sadiku), si rrjedhojë ka ndryshuar edhe orari i ndeshjeve në Ipko Superligë dhe Ligën e Parë, shkruan Zëri.info.

Më poshtë orari i ndeshjeve:

Ndeshjet e rrethit të dytë të Digitalb Kupës së Kosovës

E enjte, 28 nëntor, ora 12.30

2 Korriku – Istogu

Dukagjini – Besa

Vëllaznimi – Ferizaj

Arbëria – Onix

Vitia – Ramiz Sadiku

Ulpiana – Liria

Malisheva – Gjilani

Feronikeli – Llapi

Dardana – Vllaznia

Ballkani – Drita

Dardanët – Trepça ‘89

Flamurtari – Vushtrria

Minatori – Prishtina

Drenica – Fushë Kosova

Trepça – Drenasi

A&N ­– KEK-u

Shorti për rrethin e tretë të Digitalb Kupës së Kosovës do të tërhiqet të martën më 3 dhjetor në orën 13:00.