Sindikata e Pavarur Akademike sot përmes një kumtese e përshëndeti vendimin e Qeverisë për saktësimin e nenit 5 të Dekretit për ligjin për arsim të lartë, me të cilin të gjitha procedurat e filluara për zgjedhjen e organit udhëheqës para hyrjes në fuqi të këtij dekreti, vendosen në pezullim.

Me këtë, sipas Sindikatës së Pavarur Akademike, më nuk ka dilemë juridike rreth zbatimit të zgjedhjes për rektor dhe Senat të UCIM-it. Presin nga rektori i UCIM-it, Nikolla Jankullovski t’i ndalojë procedurat për zgjedhjen e rektorit dhe Senatit të UCIM-it.

“Me këtë vendim me kohë dhe mendim të arsyeshëm të Qeverisë mbrohen parimet demokratike të universiteteve, por edhe shëndeti i komunitetit akademik. Me vendim të Qeverisë, reagimi i Komisionit Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit, por edhe të reagimit parimor të Inspektoratit Shtetëror të Punës, i cili në janar konfirmoi shkelje të shoqatës sindikale, kthehet shpresa për llogaridhënie më të madhe dhe përgjegjshmëri të institucioneve. Nga këtu, i përshëndesim këto vendime dhe i inkurajojmë edhe institucionet e tjera nga fusha e arsimit të lartë dhe shkencës të punojnë në mbrojtjen e interesit publik”, theksohet në kumtesë.