Punësim intervent i 300 personave në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, dhe 100 të tjerëve në universitet e tjera publike dhe institucionet arsimore, sa më shpejt të fillojnë negociatat për nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, urgjentisht të reformohet Këshilli nacional për financim dhe zhvillim të shkencës dhe arsimit të lartë, të fillojë procedurë për miratimin e një Ligji të ri për veprimtari shkencore-hulumtuese ku do të parashihet formimi i Agjencisë për veprimtari shkencore-hulumtuese e cila do ta financojë realizimin e projekteve shkencore-hulumtuese. Këto janë kërkesat e Sindikatës së Pavarur Akademike (SPA), të cilët mbrëmë ia kanë prezantuar para ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ekipit të tij të këshilltarëve për arsim të lartë.

Kryetarja e SPA-së, Maja Stevanoviq në konferencën e sotme për shtyp e prezantoi edhe hulumtimin të cilin e kanë realizuar për strukturat e të punësuarve në gjashtë universitete publike dhe tetë institucione arsimore (institute të pavarura të cilët nuk janë pjesë e universiteteve). Ky hulumtim ka treguar se ekziston mungesë tepër e madhe e asistentëve në universitet më të vjetra, siç është SHKM-ja dhe Universiteti “Shën Kliment i Ohrit”, në Manastir. Ndërsa dy universitet më të reja ai i “Goce Dellçevit” në Shtip dhe “Nëna Tereza”, në Shkup, kanë bazë solide për mbijetesë dhe zhvillim të ardhshëm.

Mes të tjerash nga SPA-ja kanë rekomanduar që të fillohet me revitalizimin e SHKM-së, SHKO-së dhe institucioneve të tjera arsimore, ashtu që në Buxhetin e vitit të ardhshëm të sigurohen mjete shtesë financiare për punësime intervente të profesorëve, asistentëve dhe kuadrit administrativ. Universitet dhe institucionet publike të arsimit me automatizëm të pranojnë të punësuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave. (koha.mk)