Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, së bashku me zëvendësministrin e MPB-së, Agim Nuhiu dhe kryetarin e Komunës së Resnjës Zhviko Gosharevski sot në Komunën Pustec, Shqipëri ka pasur takim me ministrin shqiptar të Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj, kryetarin e Pustecit, Pali Kolevskin dhe deputetin në Parlamentin shqiptar, Vasil Shteriovskin.

Duke i shprehur falënderim kryetarit të Pustecit për nismën për organizimin e takimit, si dhe të kolegut të tij shqiptar për mikpritjen, ministri Spasovski potencoi se avancimi i sigurisë, si bazë për zhvillimin e shteteve, është me interes të përbashkët dhe primar edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Shqipërinë.

“Interesi i MPB-së sonë është avancimi dhe thellimi i bashkëpunimit policor operativ i ndërsjellë me MPB-në e Republikës së Shqipërisë në disa nivele”, theksoi ministri Spasovski, duke potencuar se kjo është me prioritet të rëndësishëm edhe për sigurinë kombëtare, por edhe për atë rajonale.

Spasovski, siç theksohet në kumtesën e MBP-së, ka theksuar se qeveritë e të dyja vendeve janë të detyruara bashkërisht të punojnë në përmirësimin e kushteve të përgjithshme për jetën e njerëzve, ndërsa në këtë kontekst e ka apostrofuar nismën për qasje të integruar në menaxhimin e kalimit kufitar Qafë Thanë në drejtim të lehtësimit dhe përshpejtimit të lëvizjes së njerëzve dhe mallrave në këtë vendkalim kufitar i cili do të funksiononte sipas parimit „One stop shop”.

“Për mua si zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe si ministër i Punëve të Brendshme porosinë që sot e dërgojmë pikërisht këtu në Pustec, komunë e cila është urë midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, nuk është vetëm porosi për marrëdhënie të mira fqinjësore por edhe porosi për mbështetje të përbashkët për zhvillimin e kësaj zone, dhe me këtë duam t’i porosisim qytetarët që jetojnë në Pustec se ta do të mundet të konsiderojnë në mbështetjen tonë të plotë në përmirësimin e kushteve të jetesës”, ka theksuar ministri Spasovski në deklaratën e tij pas takimit të punës me kolegun e tij shqiptar Lleshaj.