E shtunë, 18 Maj, 2024
Ballina Lajme Maqedoni Spasovski bie nga gara për president. Favorit Pendarovski, i pëlqyer edhe nga...

Spasovski bie nga gara për president. Favorit Pendarovski, i pëlqyer edhe nga shqiptarët, por jo edhe nga BDI!!

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski bie nga gara për president të Maqedonisë . Spasovski më tepër ishte si kandidat,  kompromis ndërmjet kërkesës së Zaevit që të garoj me Pendarovskin dhe kërkesës së Ahmetit për të garruar me Dimitrovin.  Tani më në garë vazhdojnë të jenë dy kandidatët që janë radhitur më mirë në anketën e brendshme të LSDM-së .

Kryeministri Zoran Zaev ka thënë se kandidat për president do të jetë ai që është më mirë i radhitur në sondazhet interne partiake, e që i bie të jetë Stevo Pendarovski.

Deri tani janë përfolur Nikolla Dimitrov si njeriu i  pëlqyer nga Ali Ahmeti dhe Stevo Pendarovski i  mbështetur nga thuajse shumica e strukturës së LSDM-së dhe njëkohësisht i pëlqyer edhe i shqiptarëve.