Dënoj çfarëdo lloj dhune që ndodhë kudo dhe nga kushdo deh secili duhet të përgjigjet për atë që ka bërë. Personat për atë ngjarje janë arrestuar. Me udhëzim të prokurorit publik janë liruar, megjithatë nuk janë liruar për shkak të kurfarë shkaku tjetër, por për konstatim të fakteve të caktuara që do të duhet t’i konfirmojë prokurori dhe të kryhet deri në fund me parashtrimin e padisë penale.

Këtë e deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve para fillimit të tribunës në Kumanovë lidhur me ngjarjen që ndodhi të shtunën në diskotekën në fshatin Marino, komuna e Ilindenit, kur u therr me thikë një i ri.

“Askush nuk do të ndikojë në hetim. Do të thotë mund të ejtë i punësuar në MPB, mund të ejtë i punësuar kudo në ndonjë institucion tjetër, megjithatë kjo nuk e liron për krimet që i ka bërë. Secili përgjigjet për atë që e ka bërë dhe secili do të përgjigjet për shkak se drejtësia është më e rëndësishmja për të gjithë”, thotë ministri Spasovski.