Absolutisht i hedhë poshtë të gjitha pretendimet, e të gjithë politikanëve i cili dëshiron që të involovoj policinë në kampanjën zgjedhore, nuk është inkuadruar asnjë polic në kampanjën e cilës do qoftë parti në Maqedoni, thekson ministri për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, duke aluduar në vërejtjet e Gruevskit dhe VMRO-DPMNE-së, transmeton Zhurnal.

Akuzat e Taravarit dhe Selës, se ka dërguar mesazhe njerëzve të mos takohen tani me të zgjedhurin kryetarin e Gostivarit, dhe nga Sela se ka frikësuar votues në Strugë i ka quajtur dezinformata.

“Kjo është dezinformatë dhe unë përnjëmendë nuk e di se prej ku janë këto pohime se unë kam dërguar mesazhe që ta ndjekin atë, kjo nuk është punë e imja” theksoi Spasovski për akuzat e Taravarit.

Shtoi që me kësi deklarata, Sela dhe Gruevski kërkojnë arsyetim nga humbja në zgjedhje.

Spasovski shtoi se në Qeveri nuk ka asnjë problem as me Selën as me Aleancën për Shqiptarët.

“Ne jemi partnerë, ne arritëm koalicionim, të hapur dhe transparent, dhe me vendimet e tona politike dhe këtu nuk ka ankesa se përse kemi realizuar koalicion ose pse BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë bërë koalicion, thekson Spasovski.

Edhe pas akuzave të koalicioneve ne e lëmë në vullnetin e qytetarëve thekson Spasovski dhe shtoi se” Secila votë për LSDM-në dhe BDI-në edhe të partive politike tjera është e pastër sikur loti në këto zgjedhje”.