Policia ende në kërkim të 12 personave të cilët duhet të sillen para Gjykatës Penale në kuadër të hetimit të prokurorisë për ndjekje penale të krimit të organizuar në Parlament që ndodhi më 27 prill, përcjell Fol.

Ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, tha se policia është e vetëdijshme se 12 personat janë brenda vendit.

Spasovski tha se kualifikimet e krimit për të cilët akuzohen të akuzuarit janë nën juridiksionin e prokurorisë, e jo të MPB-së.

Ministri nuk ka dashur të komentojë mbi rrezikun e arratisjes së deputetëve për të cilët kërkohet paraburgim, duke shpjeguar se kuvendi është përgjegjës për këtë. /Fol/