Kryeministri teknik Oliver Spasovski njoftoi se 5 korriku është data e mundshme për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare, por nga Vmro –Dpmne thonë se është e papëlqyeshme të flitet për datë të zgjedhjeve në kushte kur vendi ka numër rekord të të infektuarve. Kreu i lëvizjes Besa Bilall Kasami thotë se vendit i duhen sa më shpejt zgjedhje.

Kryeministri teknik Oliver Spasovski gjatë takimit me qytetarët e Kumanovës, theksoi se 5 Korriku duhet të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas tij pas vazhdimit 14 ditor të gjendjes së jashtëzakonshme, do të rrjedhin 22 ditë afat ligjor deri në ditën e zgjedhjeve me 5 Korrik.

Me fuqinë e ligjit zgjedhjet janë 22 ditë pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ky është opsioni i vetëm i caktuar me ligj dhe nuk ekziston asnjë mekanizëm tjetër juridik. Në qoftë se numërohet saktë kjo do të thotë se zgjedhjet do të jenë më 5 korrik, çfarë do qoftë prolongimi nuk është i mundur, as nga aspekti juridik, as nga ai i drejtësisë.

Sipas Vmro – Dpmne është e papëlqyeshme të flitet për datë të zgjedhjeve në kushte kur vendi ka numër rekord të të infektuarve, fillim të valës së dytë të koronavirusit dhe në baza ditore ka disa të vdekur.

OIiver Spasovski bëri thirrje për zgjedhje më 5 korrik në ditët kur do të jetë piku i epidemisë me mbi 50 të infektuar. Kjo do të thotë se Spasovskin dhe Zaev janë drejtpërdrejt përgjegjës për çdo të infektuar dhe të vdekur për shkak të infeksionit me Covid-19, sepse ata nuk e dinë çfarë është mbrojtja e shëndetit, mendjen e kanë te karriket.

Kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami theksoi se duhet sa më shpejt të vendoset për të vazhduar afatet zgjedhore për mbjtjen e zgjedhjeve.

“Tani duhet një zgjidhje, ashtu që qytetarët të kenë të zgjedhurit e tyre në institucionet relevante të vendit. Ne me kompromis vendosëm prolongimin e procesit zgjedhor. Tash duhet të marrim një vendim tjetër të rëndësishëm në drejtim të vazhdimit të procesit zgjedhor”, theksoi Kasami.

Ende pa filluar fushta parazgjedhore partitë politike kanë filluar takimet me qytetarët. Oliver Spasovski në cilësinë e nënkryetarit të LSDM-së dhe bartësit të listës në Njësinë Zgjedhore numër 2, sot zhvilloi takim me qytetarët e Kumanovës. Ndërkaq, në selinë e Lëvizjes Besa në Tetovë, Krye i kësaj partie Bilall Kasami realizoi takim me kandidatët për deputetë të koalicionit “Ne Mundemi” në njësinë e gjashtë zgjedhore./KlanMacedonia