Rrugët e Tetovës po bëhen gjithnjë e më të rrezikshme. Pjesa më e madhe e shoferëve nuk respektojnë fare rregullat. Sipas policisë madje numri i shkeljeve në komunikacion ka shënuar rritje në krahasim me vitin e kaluar. Shoferët drejtojnë makinat pa leje, mbi shpejtësinë e lejuar dhe pa rripin e sigurisë. Rregullat më shpesh nuk i respektojnë të rinjtë.

Janë konstatuar diku rreth 1283 shkelje që kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë në vendbanime dhe jashtë tyre. Janë konstatuar edhe 48 aksidente trafiku me shkak kryesor shpejtësia e pa përshtatshme në rrugë. Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe 300 shkelje kur vozitësit kanë drejtuar pa leje adekuate. Janë konstatuar shtatë aksidente me pjesëmarrës persona pa patentë shoferi”.- tha Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë

“Pikërisht shkaku i vozitjeve shpejt dhe të pakontrolluara sidomos nga vozitësit e rinj, banorët shpesh detyrohen që në rrugë të vendosin edhe pengesa të këtilla për të evituar rreziqet”.

JO VETËM NATËN PO EDHE GJATË DITËS VOZISIN SHPEJTË KËTU, SI NUK NA RREZIKOJNË, NDONJË HERË DO HYJNË EDHE KAH BIÇIKLETAT ME VETURAT E TYRE, ATA VOZISIN PA KONTROLL.  POLICIA DUHET TI SHEH PAK, JA KËTO PENGESAT VET MËHALLA I KA BË SHKAKU SE, FËMIJËT S`MUND TË DALIN NGA VOZITËSIT, ÇOJNË SHPEJT”.

TË JU THEM DREJTË KEMI PROBLEM. JA ME VET INICIATIVË TË MËHALLËS I VENDOSËM PENGESAT, SEPSE VOZISIN TEPËR SHPEJTË.- THEKSUAN BANORËT E INTERVISTUAR

Drejtuesit e autoshkollave për këtë gjendje fajësojnë në radhë të parë  shkollat fillore të cilat, sipas instruktorëve të vozitjes, duhet ti kushtojnë më tepër vëmendje kulturës në komunikacion, por edhe prindërit.

DUHET EDUKATA E KOMUNIKACIONIT TU MËSOHET ATJE KU MËSOHET, PRA SHKOLLA.  PRA T`I JEPET RËNDËSI EDUKATËS, ETIKËS SË KOMUNIKACIONIT. NË TREND TEK NE ËSHTË HIPER ANGAZHIMI I PRINDËRVE DHE PAK E KEMI LËNË PAS DORE ARDHMËRINË TONË, PRA DUHET TU PËRKUSHTOHEMI MË SHUMË FËMIJËVE TANË, ATA JANË E ARDHMJA- U SHPREH ALI ALILI, INSTRUKTOR

Përndryshe, numri  më i madh i aksidenteve këtë vit kanë ndodhur si pasojë e vozitjes së shpejtë në të cilat 6 persona kanë humbur jetën ndërsa dhjetëra të tjerë janë lënduar.