Sektori për Punë të Brendshme Tetovë vazhdon
aktivitetet e vazhdueshme për rregull dhe siguri më
të madhe me parkingjet në Tetovë informon Tetovasot. Dje (08-qershor)
kanë qenë ligjërisht të sanksionuar dhe me dy
vetura në dy turne nga “shërbimi merimangë” janë
ngritur gjithsej 20 automjete, të cilat kanë qenë të
parkuara në mënyrë të paligjshme, përkatësisht të
parkuara gabimisht, kryesisht në rrugët “Ilinden”,
“Iliria”, “Bllagoja Toska”. “, “Jane Sandanski” dhe të
tjera. Pronarëve të automjeteve të parkuara në
mënyrë të kundërligjshme u janë përgatitur
parashtresa dhe do të përballen me gjobat e
parapara të cilat për këtë lloj kundërvajtje sipas
Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, variojnë
nga 45 deri në 180 euro në kundërvlerë në denarë,
varësisht se ku kanë qenë të parkuara automjetet e
tyre. Parkimi në këto rrugë do të jetë në fokus të
zyrtarëve policorë të SPB Tetovë në periudhën e
ardhshme, ndërsa vëmendje e veçantë do t’i
kushtohet stacioneve të autobusëve të transport
publik lokal. Aq më tepër që pret ardhja e një numri
të madh të mërgimtarëve, kur zakonisht rritet edhe
frekuenca e përgjithshme e trafikut në Tetovë dhe
më gjerë. Muajin e kaluar, për shembull, numri i
përgjithshëm i automjeteve të marra nga “ shërbimi
merimangë” i Tetovës ishte 204 ose 101 më shumë
krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.