Shefi i kabinetit të BDI-së, Artan Grubi, në një deklaratë për “Dnevnik” ka thënë se ende nuk është vendosur asgjë në bisedimet për formimin e Qeverisë së re në Maqedoni.

“Ne vazhdojmë me konsultime brendapartiake dhe konsultime me grupe të ndryshme të interesit, siç janë: intelektualë, gazetarë, përfaqësues të organizatave qeveritare, si dhe me përfaqësues ndërkombëtar brenda dhe jashtë vendit.

Bujar Osmani ka folur për opsionet e BDI-së, ndërkaq marrëveshja e majit është e garantuar edhe ndërkombtarisht”, ka deklaruar Grubi.

Sipas tij ende nuk është arritur një marrëveshje për koalicion me partitë fituese në zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit në Maqedoni.

Ndërkohë, mandatari i qeverisë VMRO-DPMNE-ja, ka edhe pak ditë për formimin e qeverisë së re.

Deri më tani kjo parti ka zhvilluar bisedime me BDI-në, por që ende nuk është arritur asnjë konsensur për shkak të mospranimit të kushteve që kanë dy partitë. /albeu.com/