Sot (06.09.2022) në Gjykatën Themelore në Tetovë filloi gjykimi për lëndën K nr. 450/22, gjegjësisht për djegien e spitalit modular. Seanca përsëri u shty për më 14 tetor, pasi mungonin dy nga gjithsej tre të akuzuarit. Në seancën gjyqësore, i pranishëm ishte vetëm i akuzuari Florin Besimi, ish-drejtor në Spitalin e Tetovës.

“Të gjithë atë çka kam ta them për këtë proces gjyqësor të rastit tragjik, do ta them para gjykatës. Ju lus juve që të përcjellni këtë rast për shkak se unë personalisht besoj në sisitemin gjyqësorë dhe jam i bindshëm se e vërteta do të dëshmohet”, deklaroi para mediumeve Florin Besimi ish-drejtor i Spitalit të Tetovës.

Besimi kërkoi nga gazetarët që të jenë të vëmendshëm dhe të kenë durim deri në fillimin e procesit gjyqësorë sepse ai është i bindur se do me fakte dhe argumente do të dëshmohet e vërteta. /Nistori/