Në fshatin Sllupçan sot është bërë stacion për autobusë, janë vendosur shporta për hedhurina dhe stola për të moshuarit që të ketë vend ku mund të mblidhen dhe së bashku ta kalojnë kohën e lirë, përcjell Fol.

Aktivitetet i realizoi Nisma lëviz gishtin: Përfshirja e të rinjve për problemet lokale në Kumanovë – Qendra për dialogun interkulturor nga Kumanova, në bashkëpunim me banorët e këtij fshati.

Aktivitetet dolën pas bisedimeve me qytetarë të cilët i kanë theksuar nevojat e tyre dhe problemet me të cilat ballafaqohen në jetën e përditshme. /Fol/