Shkolla Fillore ” Bajram Shabani” në Kondovë tashmë ka ndryshur të gjithë pamjen e saj. Është rregulluar çatija e re e saj , janë rekonstruar banjot dhe dyshemeja e shkollës e së fundmi janë ndëruar edhe dritaret me çka kjo shkollë fillore u shëndrua si një nga shkollat më të bukura në Komunën e Sarajit dhe jo vetëm .
Pas shumë projekteve të suksesshme , udhëheqsija e shkollës “Bajram Shabani” në Kondovë ka përgaditur edhe besafinë më të këndshme për fëmijët e ajo është ndërtimi i stadiumit prapa objektit të shkollës , njofton derveni.info.
Ky projekt është fituar nga fondet IPA , në Ministrinë e Pushtetit Lokal në kohën e të cilit udhëhiqte Suhejl Fazliu.
E gjithë projekti kap shumën e mbi 40.000 eurove , ku edhe komuna e Sarajit ka ndarë mjete për ta finansuar këtë projekt.
Stadiumi do ti plotësoj të gjitha kushtet moderne dhe europjane. Përveç ulseve pë shikuesit do të jetë e rrethuar në të katër anët dhe do të ketë ndriçim për të mundësuar që stadiumi të shfrytëzohet edhe në mbrëmje.
Ne në vazhdim ju sjellim edhe foto ekskluzive të stadiumit që është në ndërtim e sipër./