NATO do t’i dërgojë ftesë Maqedonisë për anëtarësim në Aleancë pas vendimit të dakorduar bashkë për kontestin për emrin në kuadër të KB-së, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg për edicionin e sotëm të gazetës së Beogradit ‘Politika’, përcjell Fol.
Ai shton se Aleanca mbetet e përkushtuar në mbështetjen e Maqedonisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe dëshirojnë që vendi të ketë sukses në këtë drejtim, duke shtuar se ekziston impuls pozitiv për çështjen e emrit.
Stoltenberg thotë se angazhimi i qeverisë për reformat është gjithashtu i rëndësishëm për NATO-n. /Fol/