Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Mila Carovska, kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe sekretarja e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit Suzana Tunteva Paunovska, sot do të vizitojnë Pikën për të pastrehë të Kryqit të Kuq në Momin Potok, përcjell Fol.

Kryqi i Kuq gjatë temperaturave ekstreme të ulëta do të mundësojë akomodim në Strehimoren e përkohshme, e cila ka kapacitet të akomodojë 32 persona në të njëjtën kohë, ndërsa ekipet mobile të Kryqit të Kuq do të jenë të disponueshme 24/7 për të ofruar ndihmë dhe të sigurojnë transport për të gjithë personat e pastrehë të regjistruar nga terreni.

Me mbështetje të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të RM-së sivjet shërbimet e tilla përveç në qytetin e Shkupit, janë zgjeruar edhe në Manastir, Strumicë, Strugë ku janë vendosur kontejnerë, në të cilët mund të kujdesen deri në tetë persona, ndërsa janë të pajisura me batanije, ushqim… Ekipet mobile të Kryqit të Kuq në këto qytete janë të përgatitur për pranimin e personave të pastrehë.

Funksionimi i Pikës për të pastrehë në Qytetin e Shkupit mbështetet nga ana e Qytetit të Shkupit dhe nga shumë kompani dhe individë.

Pika për të pastrehët e Kryqit të Kuq të Qytetit të Shkupit, mundëson ndihmë dhe mbështetje të 50 të pastrehëve në bazë ditore, të cilët rregullisht e vizitojnë dy herë në javë. Ata i shfrytëzojnë shërbimet për mirëmbajtjen e higjienës. Me ta, punon ekipi i mjekëve, psikolog dhe punonjës social dhe në pajtim me nevojat e tyre punohet në uljen e rrezikut të tyre dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore. Përveç këtyre shërbimeve, shfrytëzuesit rregullisht mund të marrin veshje, ushqim dhe të mira tjera materiale, Me të pastrehët punohet në riintegrimin e tyre të suksesshëm. /Fol/