Nga arraria, këngëtari Stresi ju përgjigj familjarëve të Klodian Rashës, pas letrës publike të tyre, ku kërkohej të hiqej dorë nga aktet e dhunës në emër të Klodianit.
Në rrjetet sociale, Stresi tha se familjarët e tij po përdoren nga qeveria. Ai u kërkoi të mos pengojnë prinderit e tjerë të kërkojnë drejtësi.
Letra e plotë e Stresit:
I dashur Baba i Klodianit te ndjere dhe ju familja e tij e nderuar,
E mirekuptojme deshiren tuaj per te qetesuar gjakrat ne dhunen e ushtruar nga te dyja palet si nga shteti si nga qytetaret, mirepo tashme kjo qe po ndodh eshte me e madhe se ju, dhe si e tille nuk ka vend me per qëndrime neutrale.

Te kauza e Shqiptarve mos nderhyni ju lutem, as mos na dergoni letra te hartuara, sikur i ka bere qeveria, se ne fakt me shume na ben te irritohemi tjetersimi i fjalive tuaja ne media, sesa tju besojme dhe te na qetesoni !

Po te drejtohemi me emrin Babush i dashur, se dhimbja jote eshte e madhe dhe ne te kuptojme dhe do jemi aty me ty gjithmon, por Babush i dashur, neqoftese ti kerkon drejtesine tende personale, mos ua moho prinderve te tjere shqiptare te bejne te njejten gje.

Vrasja e Klodianit, tashme nuk ju perket vetem juve si familje, ju keni pjesen familjare, por jo ate shqiptare!

Ne po denojme aktin e shemtuar qe ka ndodhur dhe nuk po perdorim Klodian, perkundrazi, po mbrojme te ardhmen e shqiptarve, se fundja fundit vetem keshtu mbrohet, e nderuar Familja e Klodianit.

Nderkohe ata qe po ju perdorin, nuk eshte e nevojshme ti demaskoni, s’jeni as i pari as i fundit person qe ka ulur koken nga presioni i krimit te legjitimuar, dhe te gjithe e dime.
E dime, e kuptojme dhe ndaj po ju drejtohemi qe te mbani koken lart.

Kjo nje pergjigje ne forme respekti, ndaj zemres tuaj te plagosur dhe vrare, qe kjo qe po bejne tashme shqiptaret, eshte nje revolte e Shqiptarve, per liri, drejtesi, per dashuri dhe Shqiptari.

Por mos e prit respektin nga ata qe te bene presion, se kriminelet jane bastarda, dhe nuk e kuptojne dashurine prinderore, ata njohin vetem dredhin e pushtetit, per te perfituar nga ju dhe ne ditet me te veshtira tuajat!

Gjithshka dine te bejne, u permblodh ne vrasje, inkriminim, shpifje dhe terror.

Dhe i nderuar, mos harro se drejtesia nuk erdhi nga policia, gjykata apo Ministri i Brendshëm i cili qartazi nuk deshi te mbante pergjegjesi, erdhi vetem nga ata njerez qe protestuan dhe dihet kur ka trazira e te gjithe shohin, viktima s’mbetet me thjesht viktime.