Aleanca për Shqiptarët vazhdon të takojë qytetarët gjithandej nga Likova deri në Strugë.

Kryetari i Aleancës Ziadin Sela sonte ka folur para bashkëvendasëve të tij në Strugë në një takim madhështorë, salla dukej e vogël nga numri i madh i qytetarëve për të dëgjuar por edhe për të bërë pyetje, sugjerime, vërejtje por edhe lëvdata për punën e Aleancës e cila çdo ditë e më shumë po pranohet si opsioni i vetëm që mundë të sjellë ndryshimin në zgjedhjet e ardhshme që do mbahen më 12 prill.

Kryetari Sela nga vendlindja e tij u është drejtuar struganëve duke i falënderuar për mbështetjen permanente që i kanë dhënë Struga dhe rrethina.

Sela ka thënë se mbështetja dhe përkrahja që po e merr Aleanca gjithandej ku jetojnë shqiptarët e bënë atë më të përgjegjshëm për peshën dhe barrën që i ka rënë për hise kësaj gjenerate politikanësh që të sjellin ndryshimin, të ngjallin shpresën dhe të ndalin ikjen e rinisë sonë nga vendlindja.

Ziadin Sela gjithashtu ju ka bërë apel struganëve që të punojnë pa kursyer asgjë nga vetja sepse ndryshimi nuk do të vijë vetvetiu por për këtë duhet punë, të bisedohet me çdo njërin dhe ti kërkohet mbështetja por edhe të sqarohet mirë pesha dhe rëndësia e 12 prillit.

Sela ka thënë se beson dhe se po punohet që më 12 prill sa më shumë mërgimtarë të vijnë në vendlindje sepse pikërisht diaspora është ajo që do të bëjë ndryshimin.

Aleanca për Shqiptarët pasi të mbarojë agjendën do të vazhdoj me takime në diasporë duke filluar nga Austria, Italia, Zvicra, Gjermani, Belgjika dhe vendet Skandinave.