Në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në mëngjes në dalje të Strugës, mbeti i vdekur një person.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur në ora 06:00 në dalje të Strugës në drejtim të fshatit Mislieshevë në mes makinës e tipit “Cherie Tengo” dhe autobusit të Ohrit.

Shoferi i automjetit vdiq në aksident, ndërsa shoferi i autobusit dhe tre pasagjerë u plagosën.

Policia ka kryer inspektimin në vendin e ngjarjes dhe po punohet në zbardhjen e plotë të aksidentit./TetovaSot/