Studentët e Universitetit të Evropës Juglindore realizuan takime zyrtare në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, si dhe u takuan me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë takimeve u diskutua për shumë çështje, me theks në ato të zhvillimeve dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve ku studentët nga Maqedonia të mund të kryejnë praktikë edhe në institucionet e Shqipërisë. Takimet u karakterizuan me debate të hapura dhe studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje.