Një studenti nga Meksika i ndodhi ajo që asnjëherë nuk e kishte menduar, vetëm për shkak të një gabimi që të gjithë ne e bëjmë.

Marcelo kishte një grip të fortë dhe prej javësh nuk ndalonin teshtimat dhe lotimi i syve.

Pikërisht gjithçka ishte atëherë kur ai kishte provim dhe ajo që bëri do t’i kushtonte jetën.

Para se të futej në provim, Marcelo shkon në banjo, por para se të dilte ndje një kruajtje në hundë e në sy, por nuk i kushtoi rëndësi

Pasi mbaroi provimin, ai shkoi në shtëpi dhe mendoi se kjo do të kalonte.

Por, ditë më vonë, kur do merrte notën ndieu një dhimbje të fortë në sy dhe pa se po dilnin sekrecione. Ai mendoi se kjo ishte si pasojë e gripit, por nuk e mendoi kurrë se ato nuk do ta lejonin të shihte më.

Kur shkoi në spital që të vizitohej, mjekët i thanë se ai kishte marrë një infeksion, i cili do ta linte përgjithmonë të verbër.

Kjo erdhi si pasojë e prekjes së syve pa larë duart pas banjës dhe e gjitha kjo shkaktoi infeksionin e tmerrshëm që e la të verbër përgjithmonë.

Ndaj, tregohuni të kujdesshëm dhe lani gjithmonë duart me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. Asnjëherë mos i prekni sytë, pasi ata janë shumë të ndjeshëm.