Personat e vaksinuar nuk janë bartës të infeksionit me koronavirus, thotë instituti më me renome për Epidemiologji, Robert Koch nga Gjermania, transmeton Zhurnal.

Pas këtyre pohimeve të institutit gjerman, në një intervistë me të përditshmen Bild, ministri i Shëndetësisë, Jens Spann, tha se secili që është vaksinuar mund të shkojë në dyqan ose në parukeri pa pasur nevojë për teste të mëtejshme.

Ai nuk precizoi se kur do të hyjnë në fuqi certifikatat e mundshme , por mediat në Gjermani shkruajnë se mund të fillojnë të zbatohen nga kjo javë.

“Sipas studimit në fjalë, rreziku i transmetimit të virusit tek njerëzit që janë vaksinuar plotësisht, nga dita e 15-të pas dozës së dytë të vaksinimit është më i ulët se që mund të jetë nga një person asimptomatik që ka bërë një test të shpejtë negativ të antigjenit”, deklaroi për Bild ministri Spann.

Sipas po të njëjtës analizë të kryer nga instituti Robert Koch, njerëzit që kanë marrë një dozë të dytë të vaksinës, do të duhet të përjashtohen nga testet e mëtejshme të detyrueshme dhe masat tjera kufizuese.