Thirrja e re publike për subvencionimin e kompanive ajrore me buxhet të ulët do të publikohet këtyre ditëve, paralajmëroi ministri i Transportit dhe Lidhjeve Goran Sugareski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve lidhur me ndërprerjen e disa linjave ajrore nga ana e “Vizer”-it e cila ishte kompania e vetme e cila u paraqit në tenderin të cilin e shfuqiozoi Qeveria.

“Javën e kaluar u shfuqizua procedura në pjesën e kompanive ajrore me buxhet të ulët sepse kishte arritur një ofertë dhe Komisioni, në bazë të lëshimeve, ofroi zgjidhje me të cilën procedura është shfuqizuar. Në ditët në vazhdim me informacion nga Qeveria dhe të gjitha aktivitetet të cilat duhet t’i ndërmerr Ministria e Transportit dhe Lidhjeve do të shpallet thirrje e re publike. Shteti ka parashikuar të holla për kompanitë me buxhet të ulët kështu që qëndrojë pas asaj që e thashë se në pajtueshmëri me programin qeveritar kjo masë vazhdon dhe shteti do të subvencionojë kompani me buxhet të ulët”, deklaroi Sugareski në Veles.

Në ueb faqen zyrtare të kompanisë ajrore “Vizer” nga tetori më nuk do të mund të rezervohen bileta nga Shkupi deri në Barcelonë dhe nga Ohri deri në Londër. Bileta nuk do të mund të blihen edhe për fluturimet nga aeroporti i Shkupit deri në Vaksjo në Suedi pas 16 shtatorit.