Ish-ministri në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, Sulejman Rushiti së fundmi duke komentuar mbi biznesin që po bëjnë mërgimtarët tanë nëpër vende të ndryshme të evropës, thotë se kjo tokë ka prodhuar njerëz me dhunti sipërmarrëse, me dhunti për sport, art e shkencë, transmeton Zhurnal.mk

“Është e pabesueshme se çfarë force krijuese fshihet tek njerëzit, mjafton t’u krijohet hapësirë dhe platformë ku do t’i shfrytëzonin dhuntitë e tyre krijuese. Shembulli i mërgimtarëve tanë nga rrethina e Gostivarit në vendet ish jugosllave, që tekstualisht shkuan me një janxhik ndërsa sot pasardhësit e tyre kanë biznese të fuqishme të konsoliduara. Shembujt e mërgimtarëve në vendet evropiane e në Amerikë gjithashtu e vërteton tezën që kjo tokë ka prodhuar njerëz me dhunti sipërmarrëse, me dhunti për sport, art e shkencë. Shembulli i atyre që mbetën këtu dhe i rrezistuan pengesat e shumta të një çmendurie politike dhe i mbajtën gjallë frymën optimiste, dëshmon se këta njerëz mund ta bëjnë këtë vend, vetëm duhet t’u jepet mundësia”, thekson Rushiti.

Sipas tij, neve na mbetet vetëm t’ua shtrrijmë dorën, t’ua hapim dyert dhe ti përkrahim. “Është e thjeshtë”, shton ai.