Profesor Rizvan Sulejmani, ka thënë në ”Studio e Hapur” se Maqedonia duhet të ndërtojë strategji politike dhe orientimi sikur është në qendër, e jo të kopjojnë modele të shtetve që janë në qosh të botës, të cilat nuk kanë aleternativa dhe e kanë vetëm një drejtim.

“Ne jetojmë në qendër, në udhëkryq. Unë mund të lëvizi edhe në qendër, edhe në veri, lindje dhe në perëndim. Unë kam më tepër zgjedhje. Të jesh në udhëkryq nuk do të thotë se je në humbje, por ke më tepër alternativa”, ka deklaruar Sulejmani.

Prandaj, sipas Sulejmanit, edhe strategjitë e Maqedonisë nuk duhet të jenë njëkahëshe. /SHENJA/