Sulm me thikë në Mançester, pesë të plagosur (Video)

Pesë persona janë plagosur me thikë, gjatë një sulmi në një qendër tregtare, në qytetin e Mançesterit të Britanisë së Madhe.

Njerëzit brenda qendrës tregtare janë evakuuar dhe transporti publik është ndalur së funksionuari.

Policia tha se nuk ka raportime për viktima, dhe se oficerët e kundër-terrorizmit po udhëheqin hetimin.

Një burrë në të 40-tat është arrestuar nën dyshimin për sulm të rëndë.

Një zëdhënës i policisë konfirmoi se pesë personat e plagosur janë dërguar në spital.

“Në këtë fazë të hershme, ne jemi duke mbajtur të hapur motivin e këtij incidenti të tmerrshëm”, tha ai.

SHPËRNDAJE