L.A. (65) dhe vajza e saj K.A. (42) nga Shkupi, mbrëmë rreth orës 21:30, në fillim me fjalë, por pastaj edhe fizikisht kanë sulmuar dy policë para ambasadës së Bosnjë dhe Hercegovinës, duke iu shkaktuar lëndime trupore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

 Ngjarja e pa këndhsme në rrugën “20 tetori” ka ndodhur pasi policët i kanë paralajmëruar gruan dhe bijën e saj se e kanë parkuar veturën e tyre në vend të ndaluar.

L.A. dhe K.A. kanë filluar diskutim verbal ndërsa më pas edhe fizikisht i kanë sulmuar policët dhe përveç dëmtimeve trupore j’u kanë shqyer edhe uniformat.

Gruaja dhe bija e saj janë dërguar në Satcionin policor Qendër për procedurën e mëtejme.