Autoritetet austriake kanë konfirmuar se nuk kishte një sulm të vetëm me të shtëna por ai u përhap në gjashtë lokacione të ndryshme në Vjenë.

Gjithsesi, sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për sulme në lokacione të ndryshme të realizuara nga të njëjtit sulmues apo një sulm i njëkohshëm.

Sheshi Seitenstettengasse ishte i pari nga këto vendndodhje dhe sulmuesit përbëheshin nga shumë njerëz të armatosur me pushkë.

Së paku deri më tani, vdekja e vetme e konfirmuar është ajo e një sulmuesi të dyshuar, të qëlluar dhe vrarë nga policia.

Ndryshe, sipas raporteve zyrtare, bëhet fjalë për disa të vdekur dhe disa të dyshuar, ndërkohë që media të ndryshme kanë thënë se bëhet fjalë për shtatë të vdekur.