Një polic është sulmuar te udhëkryqi mes fshatit Haraçinë dhe fshatit Orllancë, njofton MPB. Patrulla policore të premten rreth orës 10 e 30 ka ndaluar një automobil BMW me targa të Shkupit, që është drejtuar nga personi M.S. Ai ka dalë nga vetura dhe ka filluar zënkë me policët, kurse njërin prej tyre e ka shtyrë duke e goditur në gjoks e pastaj është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia po merr masa për ndriçimin e rastit.