Protestuesit e marshit “Drejtësi për Astritin” kanë gjuajtur ndërtesën e Qeverisë me shishe të mbushura me ngjyrë të kuqe.

Para ndërtesës së Qeverisë kanë dalë edhe njësitë policore, ndërsa në oborrin e Qeverisë protestuesit kanë vendosur edhe një pankartë të madhe “Drejtësi për Astritin”.

Protestuesit fillimisht u mblodhën para Bibliotekës Kombëtare e më pas marshuan nëpër shesh.

Emri i Astritit është kthyer në kërkesë për drejtësi ndaj shoqërisë

Shoku i Astritit, Egzon Pnishi ka deklaruar para protestuesve se emri Astrit është kthyer në kërkesë për drejtësi jo vetëm ndaj astritit por për drejtësi ndaj shoqërisë.

Sipas tij, Astriti i ka bashkuar si shoqëri për demokraci, barazi dhe liri.

“Astriti sot ka shumë shok. Idealet e Astritit na bashkojnë por edhe na obligojnë. Ne nuk do të ndalemi së kërkuari drejtësi për Astritin por nuk përfundon me kaq pasi ajo duhet të pasohet me veprime konkrete ndaj përgjegjësve”, tha ai.