Prindërit tanë gjithmonë na kanë këshilluar se lëngu, supa nga kockat e këmbëve të viçit ka një sërë përfitimesh shëndetësore, dhe më kryesorja është kurimi I problemeve me kockat.

Si ta përgadisni:

Valoni kockat e këmbëve të viçit në një tenxhere me ujë, pasi të kenë valuar shumë shtoni pak selino, qepë dhe karrota të prera imët. E në fund shtoni pak makarona të vogla ose oriz, erëza dhe supa është gati.

 
 Kjo supë është e pasur me minerale të tilla si kalcium, magnez, fosfor dhe kalium.

Është e rekomanduar për të rritur e fëmijë dhe sidomos për njerëzit që vuajnë nga sindroma e zorrës së nevrikosur, shkruan Shendeti+.

Sipas disa dietologëve më në zë që merren me kujdesin e ushqimit të VIP-ave Hollivudian, thuhet se ata e konsumojnë së paku 3 herë në javë këtë lloj supe, për të qënë më në formë për performancat e tyre dhe për të zvogëluar rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve inflamatore./albeu.com/ http://www.albeu.com/shendetesi/supa-magjike-e-t-varfrit-shron-kockat-dhe-nj-sr-smundjesh-t-/282753/