Dita ditës shfaqet Zoran Zaev dhe LSDM me strategjinë e vërtetë.
Një fjalë popullore thotë: „ Ujku qimen e ndërron por tabiatin jo“.
Kjo vlen edhe për udhëheqësit maqedon në raport me shqiptarët.
Zoran Zeaev ditët e fundit na tregoj që edhe ai është një Nikolla Gruevski, një Branko Cërvenkovski dhe kështu me rradhë.
Kur i dueshin shqiptarët, Zoran Zaev i shiti edhe brekët, por duke lëshuar sinjale çdo herë që ai shqiptarët i shef si shërbetor të popullit “të artë” sllav.
Prej një pakice që kishte Zoran Zaev arriti të manipuloj shqiptarët dhe të bëhet shefi i Qeverisë së Repubilikës së „ Specave dhe Ajvarit“ me emrin Maqedoni.
Sot kur ja arriti qëllimit me ndihmën e shërbetorëve shqiptar që për 16 vjet e mbajnë peng një popull të tërë.
Duke na shitur „mend“ e mori edhe ministrinë e vetme me peshë, siç deklaroi ai vet Ministria e Shëndëtsisë ka peshë edhe atë nuk mund tua le shqiptarëve.
Zaev me deklaratat e tij na nënvlerson dhe na nënçmon ne shqiptarëve si popull siç bënte Sllobodan Millosheviç.
Ai me qëllim në krye të Ministrisë së Shëndetësisë na ka vëndu një sërb me CV të dyshimtë.

Diaspora për Strugën del hapur duke përkrahur Ziadin Selën, Aleancën për Shqiptarët dhe shpreh hidhërimin kundër anashkalimit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë, duke vjedhur postin e Ministrit të Shëndetësisë nga shqiptarët.

Diaspora për Strugën i bën thirrje Ali Ahmetit dhe BDI-së që të mos ndihen të hidhëruar me liderët shqiptar.
Ali Ahmeti dhe BDI në sy të shqiptarëve janë shërbetorë të sistemit kundër popullit shqiptar. Mos folni në emër të shqiptarëve se nuk keni kredibilitetin për ta bërë këtë.
Jeni larg realitetit dhe nuk e keni realizuar që zgjedhjet lokale i ka fituar LSDM.
BDI ka qenë pranë si shërbetorët e lidhjes komuniste në kohën e Jugosllavisë.
Të bëjnë të mundur ngritjen e Mini Sllobos që me strategjinë e tij për një Maqedoni qytetare ka filluar të manipuloj shqiptarët, ka filluar ti ndaj në shqiptarët me ndihmën e vëllezërve shqiptar në shërbim të BDI-së.
Me këtë strategji Mini Slloboja e pastron shtetin nga të punsuarit shqiptar dhe zëvendëson ata me sllavo-maqedon. E njëjta ju ndodhi shqiptarëve në vitet e 80-ta ku me mijëra shqiptar u larguan nga puna dhe shumë të tjerë u burgosen.
Fillimi është në Strugë ku pas hyrjes të shërbetorit të tij në krye të komunës u larguan me dekret shqiptarët nga vendet e punës.
Në Llabunishtë është në prioritet të qeverisë lokale dhe qendrore të mbyllet shkolla shqipe ose të lihet në minimum të paraleleve deri sa të shuhet vet.
Kjo është super duo Ali-Zaev.

Diaspora për Strugën e shef të ardhurën e Maqedonisë si një vend binacional ku shqiptarët janë të barabartë me sllavo-maqedonët. Nuk do të pranojmë kurrë që dikush të manipuloj me popullin. Do jemi kurdoherë pranë atyre që duan të mirën për shqiptarët dhe kundër atyre që u bëjnë të keqen shqiptarëve.

Diaspora për Strugën
Këshilli Drejtues