Gjykatësit e Gjykatës Supreme duhet që të vendosin se a do të ndalohet përdorimi i materialeve të regjistruara nga të ashtuquajturat “bomba” si dëshmi në procedurat gjyqësore.

Gjykata Supreme në mbledhjen e paraparë për nesër do të vazhdojë debatin për dy pika që i ka parashtruar kryetari i gjykatës Jovo Vangelovski.

Gjykatësit e Gjykatës së Lartë duhet që të vendosin nëse prokurori shtetëror Marko Zvrlevski mund të paraqesë kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë edhe në rastet e prokurores speciale Katica Janeva dhe në pikën e ditë duhet që të debatohet se a mund të përdoren si dëshmi edhe materialet e regjistruara nga të ashtuquajturat “Bomba” në procedurat gjyqësore.