Gjykata Supreme të hënën prapa dyerve të mbyllura do të vendosë nëse vendimet e gjykatave për kryetarët e Pustecit dhe Manastirit, Edmond Temelko dhe Vlladimir Talevski kanë qenë të ligjshme. Kërkesat për mbrojtjen e ligjshmërisë i bëri Specialja. Më parë, Gjykata më e lartë mori vendim për rastin me Temelkon, por mbrojtja e tij, kërkoi që gjykatësja Lidija Nedellkova të mos jetë pjesë e këshillit që do të vendosë. Ndërsa në rastin e Talevskit si problem u theksua vendimi i gjykatësit i cili për paraburgimin ka vendosur në Gjykatën Penale ndërsa më pas edhe në Gjykatën e Apelit, pasi është avancuar. Temellko dyshohet në rastin “Titanik” për parregullsi zgjedhore ndërsa Talevski në rastin “Transporti”. Sipas Speciales, ai në marrëveshje me drejtorët e shkollave fillore e kanë dëmtuar buxhetin për 350 mijë euro gjatë transportit të nxënësve. Të premten, Prokuroria Speciale dorëzoi edhe një kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, për vendimin e Gjykatës Penale e cila vendosi të mos e ngrijë një pjesë të pasurisë së VMRO-së në rastin “Talir”. Ky hetim duhet të tregojë se përmes arkës partiake janë larë para dhe në mënyrë joligjore është financuar partia. I dyshuari i parë është kryetari i VMRO-së, Nikola Gruevski.

Me kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë, kërkohet që Gjykata Supreme të vërtetojë se vendimi i Këshillit Penal të departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Shkupi 1, me të cilin është refuzuar kërkesa e kësaj Prokurorie Publike për sigurimin e një pjese të pasurisë të një partie politike, ka qenë i paligjshëm- bëhet me dije nga PSP-ja.

Gjykata e Lartë në krye me Jovo Vangellovskin, kohë më parë, mori vendim skandaloz dhe i hoqi paraburgimin biznesmenit Sead Koçan. Kryetari i Supremes, që është kumbar i ish kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, formoi ekip të gjykatësve sipas dëshirës së tij dhe Koçanin e shpëtoi nga paraburgimi në Shutkë. Kërkesa për heqjen e paraburgimit për pronarin e kompanisë “Transmet” erdhi nga prokuroria e rregullt publike ndonëse Specialja tha se ata nuk janë kompetent. Katica Janeva kërkoi që kryetari Vangelovski të mos vendos pasi ai ishte pjesë e bombave, por propozimi nuk u pranua ndërsa Koçan u kthye nga udhëtimi zyrtar që zgjati 2 muaj.

Bojan Stojanovski