Aleanca për Shqiptarët, tanimë po i bën përgatitjet organizative për Kongresin e I-rë të saj që do të mbahet me 11 Mars 2018. Qëllimi i këtij riorganizimi është që ASH të rritet ende më shumë, duke krijuar mundësi kyçjen e anëtarëve të rij, si pjesë aktive a Aleancës.

Aleanca për Shqiptarët ka përcaktim programor dhe fundamental artikulimin dhe realizimin e objektivave politike drejt një barazie të plotë sociale, kulturore, politike dhe ekonomike për shqiptarët në Maqedoni.

Gjatë veprimit tonë politik kemi dhënë prova për të na besuar, duke vendosur standarde të reja në politikë. Jemi përgjigjur sfidave të kohës duke sakrifikuar, për të ngjallur shpresën dhe për të thyer heshtjen.

Sot, kemi vendosur që Aleancën për Shqiptarët, ta bëjmë akoma më të madhe, duke i hapur dyert për të gjithë ato që duan të bëhen pjesë e këtij organizimi politik, të barabartë me të gjithë të tjerët dhe aktiv në krijimin e politikave dhe formave të organizmit politik të Aleancës për Shqiptarët, duke e bërë këtë subjekt politik mbrojtëse e denjë e të drejtave tona kolektive.
Aleanca për Shqiptarët është e hapur për të gjithë. Për anëtarë të rinj, që kanë qenë deri tani të pa përcaktuar politikisht, për anëtarë që kanë qenë deri tani pjesë e subjekteve tjera dhe për të gjithë ata që duan ta ndërtojnë një koncept politik, mbrojtës, unifikues dhe avancues të vlerave tona kombëtare.

Bëhu edhe ti pjesë e Aleancës për Shqiptarët!

Bëhu pjesë e familjes së madhe për ta ndërtuar të ardhmen e përbashkët të kombit tonë dhe fëmijëve tanë.