Protestues të organizuar nga iniciativa qytetare “Ta shpëtojmë Kodrën e Diellit” janë mbledhur te Teleferiku – Kodra e Diellit për të protestuar kundër shkatërrimit të kësaj qendre turistike. Protestuesit kërkojnë mobilizim dhe kërkojnë përgjegjësi nga Qeveria, që t’i ndërmarrë hapat e nevojshme drejt zgjidhjes së përhershme të problemeve në Kodrën e Diellit. /Shenja/