Sot zëvendës ministri për transport dhe lidhje z.Remzi Mehmedi realizoj takim pune me kryetarin e ri të komunës së Vrapçishtit, z.Isen Shabani.

Në takim u shkëmbyen të dhëna dhe informata nga të dy palët. Theks të veçant u tregua ndaj problemit me menaxhimin e tokave ndërtimore. Komuna e Vrapçishtit deri më sot nuk e ka realizuar të drejtë për të marrë në udhëheqje tokat ndërtimore. Sot kryetari e informoj zëvendës ministrin se janë arritur kushtet për ta realizuar këtë segment dhe se nga ana e komunës deri tek Ministria për transport dhe lidhje është parashtruar kërkes për menaxhim me tokat ndërtimore. Zëvendës ministri siguroi kryetarin se për realizimin e këtij transferi do te angazhohet me kontribut maksimal.
Në takim u diskutua edhe për problemet në aspektin e infrastrukturës komunale si dhe problemeve në aspektin e planifikimit urbanistik.

Zëvendës ministri Mehmedi e informoj kryetarin e komunës se në kuadër të ministrisë së transportit përmes sistemit të kredive, gjegjësisht të njohura për komunat si mjete grand, për Komunën e Vrapçishtit për shfrytëzim janë paraparë mjete prej 495.000 euro, mjete këto që nëpërmjet projekteve të ndryshme komuna është dashur ti shfrytëzon për nevojat e qytetarëve përmes Ministris për transport dhe lidhje. Mirpo këto mjete të parapara për shfrytëzim deri sot e kësaj dite kanë ngelur të pashfrytëzuara.

Kryetari i komunes tregoi interes dhe gadishmëri që sa më shpejt të jetë e mundur të vihet bashkpunimi dhe të fillohet me realizimin e projekteve. Kryetari theksoi që edhe një herë do të analizohen mirë projektet e pregaditura dhe sa ma shpejt të jetë e mundur ti jepet fund problemit me sistemin e kanalizimit, atij të ujësjesjellësit si dhe të stacioneve filtruese.

Sa i përket problemit të planifikimit hapsinor, gjithmon duke u nisur nga gjendja faktike e komunës u diskutua se punët në këtë drejtim janë në nivel. Në procedur përfundimtare ishte plani për fshatin Gradec dhe morë konfirmim se në fillim të vitit plani do të dorëzohet në Ministrin për transport dhe lidhje për pëlqim. Në po këtë ritem planifikoheshin që të punohen dhe realizohen edhe plane të tjera për fshatrat që gravitojn në këtë komunë dhe janë akoma pa plan urbanistik.

Z.Mehmedi e siguroi kryetarin se për realizimin e të gjitha projekteve që do të parashtrohen në Ministrin për transport dhe lidhje do të ketë ndihmën dhe përkrahjen e nevojshme që të arrihet sa ma leht dhe sa ma shpejt deri te realizimi i drejt i tyre.

Në fund mbeti e hapur mundësia për takime të vazhdueshme të këtij lloji që do të ndikojnë në realizimin e qëllimit të projekteve të përbashkëta gjithmon në interes të qytetarëve./fol.mk/