Krerët e diplomatëve të Maqedonisë dhe Greqisë Nikola Dimitrov dhe Nikos Kazias do të zhvillojnë sot një takim dypalësh në margjinat e takimit të ministrave të jashtëm të vendeve të BE në Bruksel,përcjell Fol.

Takimi Dimitrov-Kozias në Bruksel u konfirmua nga MPJ maqedonase dhe greke. Pritet që të diskutohet mbi zgjidhjen e çështjes së emrit të shpallur në fund të muajit, si dhe masat për ndërtimin e besimit midis dy vendeve.

Ministri i Jashtëm grek Nikos Kozias përpara nisjes në Bruksel tha se Greqia do të zgjidhë mosmarrëveshjen për emrin dhe do e vendos atë partnerë të saj në BE dhe Uashington.

Ai gjithashtu deklaroi se pret që çështja e emrit të mbyllet në gjysmën e parë të vitit 2018.

Ministri i Jashtëm maqedonas Nikola Dimitrov dhe kryeministri Zoran Zaev, javën e kaluar theksuan se Maqedonia ka vullnetin politik për të zgjidhur mosmarrëveshjen, dhe duhet të bëjë një hap përpara për të përdorur klimën pozitive në marrëdhëniet me Greqinë.

Ata konfirmuan se bisedimet mbi çështjen e emrit do të vazhdojnë në fund të muajit./fol.mk