Takimi i dytë i Komisionit të përbashkët multidisiplinor i ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, i formuar në pajtueshmëri me Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë do të mbahet nesër dhe pasnesër në Shkup.

Në takim, siç informuan nga Ministria e Punëve të Jashtme, pritet që anëtarët e Komisionit, në pajtueshmëri të metodologjisë dhe parimeve të dakorduara të punës, të këmbejnë mendime lidhur me përmbajtjet mësimore në proceset arsimore në të dy vendet, si dhe mundësitë për shënim të përbashkët të disa ngjarjeve dhe personaliteteve historike.

Takimi i parë i komisionit u mbajt më 2 dhe 3 korrik në Sofje në të cilin u shqyrtuan dhe konfirmuan parimet dhe metodologjia për punë të Komisionit, në pajtueshmëri të parimeve për mirëkuptim të ndërsjellë dhe bazueshmëri akademike, si dhe përvojat e deritanishme pozitive evropiane.

Takimi është në pajtueshmëri të obligimeve për implementim të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.