Sot, në vilën presidenciale në Vodno të Shkupit u zhvillua takimi i liderëve të partive politike në Maqedoninë e Veriut, takim ky i thirrur nga Presidenti Stevo Pendarovski. Në këtë takim, ku edhe u diskutuan  çështje të rëndësishme shtetërore si  dhe u   konfirmua vazhdimi i rrugës drejt Be-së dhe njëkohësisht u dakordua 12 prilli,  si datë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Ky takim i krerëve të shtatë partive politike dhe shefit i shtetit, Pendarovski erdhi si rezultat i dështimit të vendit  pas mos marrjes së datës për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

E veçanta e këtij takimi ishte se në këtë takim të gjithë pjesëmarrësit ishin burra përveç Bujare Abazi nga Aleanca për Shqiptarët si  e vetmja grua pjesëmarrëse në takim, si krahë kreut të kësaj partie, Ziadin Sela, që  me praninë e saj u përkujdes që ky takim të mos  merr imazhin  e odës së burrave.

 

© fol.mk