Zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka bërë të ditur se takimi i radhës në Bruksel, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq do të mbahet më 18 korrik.

Kështu thuhet në njoftimin e Zyrës së Mogherinit.

Zyra e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini ka bërë të ditur se takimi i radhës në Bruksel, ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksander Vuçiq do të mbahet më 18 korrik.

Në njoftim thuhet se në këtë takim do të diskutohet për marrëveshjet e arritura si dhe do të planifikohen takimet e ardhshme, me qëllim që të dy palët të vazhdojnë punën me ritëm të intensifikuar.

Ndryshe, ky do të jetë takimi i dytë ndërmjet Thaçit e Vuçiqit në fazën finale të dialogut.

Thaçi ditë më parë ka thënë se qëllimi në këtë fazë përfundimtare të dialogut është arritja e marrëveshjes gjithëpërfshirëse, ligjërisht obligative ndërmjet Kosovës dhe Serbisë e që do të mundësojë normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet dy popujve.

Ai ka thënë se priten bisedime të rënda dhe të vështira pasi synohet që dialogu të përmbyllet me marrëveshje historike.