Zgjedhjet Presidenciale në Maqedoninë e Veriut ishin befasusese, sidomos për opozitën shqiptare e cila avansoi në të gjitha vendbanimet shqiptare. Kandidati i përkrahur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA Blerim Reka ka fituar numër të konsiderueshëm të votave duke e mundur edhe kryetarin e Parlamentit Talat Xhaferin në fshatin e tij.

Blerim Reka në Forinë ka fituar 540 vota kundërdrejt kandidatit të pushtetit Stevo Pendarovski i përkharur nga Talat Xhaferi me 190 vota.

Ky numër i pakët i votave në fshatin Forinë e vëndon në dyshime pozitën e Talat Xhaferit si kryetar i Parlamentit, ku sipas burimeve të brendshme nga LSDM-ja antarët e kësaj partie kanë kërkuar dorëheqje të Talat Xhaferit, por edhe të disa funskionarëve të tjerë që kanë pësuar humbje të thellë nga opozita. Pritet që të ketë edhe luahtje në koalicionin qeveritar.