Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi sot duhet të nënshkruajë zgjedhjet presidenciale ku rrethi i parë duhet të mbahet më 21 prill, ndërsa ai i dytë më 5 maj.

Në pajtueshmëri me Kodin zgjedhor, nuk duhet të kalojnë më shumë se 90 ditë dhe jo më pak se 70 ditë nga nënshkrimi i zgjedhjeve deri në ditën e mbajtjes së tyre. Mandati i presidentit aktual Gjorge Ivanov përfundon më 12 maj.

Partitë politike deri tani nuk kanë shpallur kandidatë për zgjedhjet që pasojnë. Dy partitë më të mëdha LSDM dhe VMRO-DPMNE kandidatët e tyre kanë vendosur t’i zgjedhin përmes konkursit publik.

Nga LSDM ende nuk kanë bërë të ditur nëse kanë arrit kandidatura. Sekretari i përgjithshëm Aleksandar Kiracovski sot konfirmoi se në Kongresin partiak më 3 mars do të jetë zgjedhja zyrtare e kandidatit.

Në konkursin e VMRO-së kanë arrit 10 kandidatura ku një pas skadimit të afatit, me çka partia i publikoi emrat e kandidatëve ku në Konventën e 16 shkurtit do të zgjidhet një i cili do të hyjë në garë për shef të shtetit.

Nga BDI edhe pse thonë se kanë qëndrim zyrtar se në zgjedhje do të dalin me kandidat të tyre, megjithatë lënë mundësinë para skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave të arrijnë edhe zgjidhje tjetër. BDI, thotë deputeti Xhevat Ademi është komode dhe ka kandidatë, cilësi dhe opsione. Edhe disa nga partitë politike kanë paralajmëruar se në zgjedhje do të shkojnë me kandidat të tyre.

Në seancën e Komisionit parlamentar për zgjedhje dhe emërime sot duhet të vërtetohet Propozim lista me kandidatë për anëtarë të përbërjes së re të Komisionit për Antikorrupsion. Zgjedhja duhet të kalojë edhe në seancë plenare më së voni sot në Komisionin që të mund të ndiqet procesi i ardhshëm zgjedhor në pjesën e financimit të partive politike.