Shtatorja e heroit kombëtar Adem Jashari në Radushë të Shkupit është përuruar më 18 nëntor të vitit 2012, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Para gati gjashtë vitesh, zbulimi i kësaj shtatore pati marrë mjaft kritika por edhe akuza nga ana popullatës,

Shtatorja siç shihet në këto fotografi, ngjan shumë pak me heroin. Përmasat e trupit nuk përkojnë pothuajse fare. Shtatorja është e punuar në stilin realsocialist, por megjithatë realizimi është mjaft i dobët. Për këtë arsye është kritikuar mjaft nga opinioni dhe kritikët e artit, saqë e patën vlerësuar si “degradim të heroit”.

Ndërkaq, mediatmaqedonase e patën cilësuar si provokim vendosjen e shtatores mbi një tank, pasi sipas tyre, e njëjta i takon Armatës së Maqedonisë e mbetur aty nga konflikti i vitit 2001.

Në rrjetet sociale pati qarkulluar edhe një fotografi ku piketohet gabimet e autorit të shtatores. ( shiko më poshtë )

Një shtatore e realizuar mjaft dobët e Adem Jasharit, është vendosur edhe në komunën e Malishevës.

Aty heroi është portretizuar pa ndonjë armë në dorë siç shihet zakonisht nëpër shtatoret tjera, por përmasat e trupit janë të degraduara. (INA)

Shtatorja e Adem Jasharit në Radushe te Shkupit

Shtatorja e Adem Jasharit në Radushe te Shkupit

Shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë

Shtatorja e Adem Jasharit në Malishevë