BDI flet për ndikimin rus kurse është pro Ballkanit të hapur. Është toksike kjo që po bën Ali Ahmeti, por ndryshimi te shqiptarët e RMV-së po vjen.

Kështu tha Arben Taravari, kreu i ASH-së në Syri.tv me gazetarin Çim Peka, ku theksoi se Ahmeti është ai që ka afërsi me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, i cili, shtoi Taravari, shprehut hapur shqetësimin e tij që Ahmeti mos i humb zgjedhjet në RMV.

“Kemi pushtet totalitar nga BDI, por e duam ndryshimin se si shqiptarë. Me popullin ndryshimi do të ndodh pasi BDI nuk e ka më mbështetjen e votuesit”, tha Taravari.

Nëse i analizojmë anketat nga institucione relevante siç janë ato të IRI-të, ne si opozitë e kemi mbështetjen e popullit.

“Kemi kredibilitet si opozitë e bashkuar që transparencën ta kthejmë edhe në pushtetin qendror siç e kemi bërë me komunat shqiptare që i udhëheqim”, deklaroi Taravari.

Opozita ka kushte për formimin e qeverisë së ardhshme, shtoi më tej i pati i ASH-së, duke theksuar se kusht janë ndryshimet kushtetuese, rruga evropiane dhe kthimin e shtetit të së drejtës.

Pa këto kushte, VLEN nuk bëhet pjesë e pushtetit, theksoi më tej Taravari.